Serie A e futbollit në Itali është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në ‘Friuli’, aty ku vendasit e Udineses u mposhtën 2-3 nga Interi. Në 18:00 luhet Genoa – Juventus me dyer të mbyllura për tifozët.
Seria A e futbollit në Itali është në raundin e gjashtë. Këtë të shtunë gjithçka nisi në ‘Friuli’, aty ku vendasit e Udineze u mposhtën 2-3 nga Interi. Në 18:00 luhet Genoa – Juventus me dyer të mbyllura për tifozët, ndërsa në 20:45 Bologna pret Atalantën.
Në ‘Friuli’, Udineze u mposht 2-3 nga Interi kampion në fuqi. Zikaltërit u kthyen te tri pikët duke bërë autokritikë dhe harruar humbjen në derbin me Milanin (1-2) një javë më parë. Vetëm 43 sekonda iu deshën Frattesit për të kaluar miqtë në epërsi, ndërsa Kabasele shënoi në minutën e 35-të. Në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni nga e majta dhe një “ping-pongu” në zonë, Lautaro shënoi golin e dytë për Interin duke i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-2.
Me fillimin e pjesës së dytë sërish Lautaro e nisi aty ku e mbylli, duke shënuar golin e tretë për Interin dhe dopietën personale në minutën e 47-të. Lucca shkurtoi për miqtë në minutën e 83, ndërsa nuk pati më kohë për ndryshime në rezultat.
Serie A, raundi 6:
15:00 Udinese 2-3 Inter
18:00 Genoa – Juventus
20:45 Bologna – Atalanta
https://www.sofascore.com/team/football/juventus/2687
