Në interpelancën për projektligjin e shëndetit riprodhues, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, i është përgjigjur deputetit demokrat Tritan Shehu, duke i thënë se nëse ka dijeni për ‘aktet makabre’ që përmendi në fjalimin e tij, t’i drejtohet prokurorisë me kallëzim.

Ndër të tjera ajo u shpreh se ndasitë politike për shëndetin e grave dhe vajzave të shqiptare, nuk mund të ndahen sipas interesave të ditës.

Gjithashtu ministrja shprehu se surrogacia është e kufizuar vetëm për arsye shëndetësore dhe përjashtimi kategorik i saj për arsye komerciale.

“Asgjë nuk the! Je dhe mjek dhe e di shumë mirë terminologjinë. Berë një mishmash këtij, por po të përsërisësh që jemi duke rregulluar një amulli që siç e the ishte e parregullt,  çnjerëzore. Ajo që përpiqem të bëj është ta rregulloj. Nëse ke dijeni për akte makabre, shko kallëzoji atje ku dihet dhe mos hajde këtu për narrative politike.

Ndasitë politike për shëndetin e grave dhe vajzave të shqiptare, nuk mund të ndahen sipas interesave të ditës.

Surrogacia është e kufizuar vetëm për arsye shëndetësore dhe përjashtimi kategorik i saj për arsye komerciale. Ne kemi një ligj që e lejon ndërprerjen e shtatzënisë brenda një periudhe të caktuar, kjo nuk cenohet.

Arsyet që çojnë drejt ndërprerjes së shtatzënisë janë shumë të personale, nuk është e drejtë të trajtohen në tribuna politike”,  tha Koçiu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re