Nënkryetari i PD-së së Rithemelimit, Luçiano Boçi, ka komentuar pjesën e dytë të investigimit të emisionit ‘Report’ në Rai 3, ku shprehet se  vendi ynë identifikohet si një republikë mafieje.

Boçi tha nga studioja e emisionit ‘Open’ në News24, se nuk mund të pretendohet që Edi Rama të pohojë se drejton një republikë mafioze, por e vërteta është që jemi një narko-shtet.

“Nëse shikon edhe ministritë se si janë drejtuar pasqyrojnë më së miri edhe interesat e grupeve kriminale. Dikush ka ekonominë, dikush ka investimet strategjike”, tha Boçi.

Ai i ndal dhe te deklaratat e forta për këtë media, nga ana e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

“Kur ka takuar përfaqësuesin e pastrimit të parave të Sinaloas, Edi Rama justifikohet dhe thotë se më tha dikush për ta takuar. Kush është ky njeri që takon Kryeministrin, pse nuk merr informacione për personazhet që takon, kemi institucione që Kryeministri mund të marrë informacione se çfarë përfaqësojnë”, tha Boçi.

Ndërsa, Ilda Zhulali, drejtuese e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD-në e Rithemeluar, u shpreh se përplasja me deklarata mes Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt nuk është një përplasje e tigrit nga Zvicra dhe çakallit nga Tirana.

Ajo tha se në raportet ndërkombëtare Shqipëria është etiketuar si portë hyrëse e drogave të rënda.

“Referuar raporteve edhe të Departamentit të Shtetit, jo thjesht deklaratave që bën Arben Ahmetaj, provohen plotësisht se jemi kthyer në një narko-shtet. Kryeministri është folur si autokrat, si person që është i lidhur me korrupsionin botëror, ëhstë folur se ka ndërtuar një narko-shtet.

Edi Ramës po i thuhet me të gjitha gjuhët e Botës demokratike se ka ndërtuar një shtet me lidhje me krimin, është një narko-shtet.

Rama harron se këtu nuk kemi as pyll, por kemi një qeverisje derrash, dhe Edi Rama është kryederri.

Edi Rama ka arritur deri atje sa ka caktuar edhe një koordinator për krimin, dhe këtë e ka thënë Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i afërt i Kryeministrit”, tha Zhulali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re