Interi dhe Simone Inzagi kanë një objektiv të përbashkët: Të mbyllin diskutimin për rinovimin e trajnerit brenda 13 korrikut, datë kur do të nisë grumbullimi për fazën përgatitore të verës.

Në këtë mënyrë, mund të “përfitojnë” që në datën 12 kur të jetë konferenca e trajnerit të bëhet edhe zyrtarizimi. Sipas “Corriere Dello Sport”, optimizmi i madh buron nga fakti që të dyja palët duan të vazhdojnë së bashku, edhe pse ende nuk e kanë arritur gjuhën e përbashkët dhe çështjen për pagën vjetore.

Trajneri kërkon që të ketë një rrogë 7 milionë euro në vit, ndërsa klubi ofron vetëm 6,5. Megjithatë edhe koha e rinovimit është një ngërç më vete. Klubi kërkon që të ecë ngadalë me nga 1 vit rinovim, pasi kontrata e tij përfundon sezonin e ardhshëm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re