Protestë e përsëritur e ish minatorëve para Prefekturës Korçë, në kërkim të statusit të kërkuar prej vitesh nga ana e tyre. Tubimi u zhvillua të enjten paradite, te Institucioni i Prefekturës, ku u grumbulluan mbi 50 ish minatorë.

 

Mirdash Çilla, ish minator në Mborje-Drenovë, tha se përfiton një pension minimal prej 70 mijë lekë të vjetra. Ish minatorët e konsiderojnë si padrejtësi mungesën e statusit dhe shpërblimin e ulët të pensionit. Ata protestojnë prej vitesh për kërkesat e tyre.

 

‘Nuk na rimbursohen as ilaçet, me thërrime nuk kënaqemi sepse duam të miratohet statusi ynë’ thanë ish minatorët. Ata paralajmëruar se do vazhdojnë protestën deri në grevë urie, në rast se nuk u plotësohen kërkesat.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re