Ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Reja foli për “Messaggero Veneto” duke u ndalur te kriza e kombëtares së Italisë. Ai e nisi me një sulm të fshehtë kundër Klaudio Ranierit.

“Skandaloze të refuzosh fanellën blu, nuk mund të refuzosh të stërvitësh ekipin kombëtar. Është diçka e jashtëzakonshme, ende e mbaj mend ditën kur mora telegramin nga FIGC për t’u paraqitur në kampin stërvitor të U-23”.

Ranieri i tha jo ekipit kombëtar…

“E megjithatë, Klaudio kishte deklaruar se e tëra që i duhej ishte ekipi kombëtar. Në moshën 75 vjeç, ai ndoshta nuk donte të merrte përsipër këtë arrë të fortë për t’u thyer. Detyrë e dyfishtë? E pamundur kur je trajner i Italisë. Duhet të udhëtosh përreth, të shohësh lojtarë, të flasësh me ta. Kur stërvita Shqipërinë, thirra mbi 50 lojtarë, madje shkova të shihja edhe fëmijët. Pastaj ka nga ata që refuzojnë, si Ranieri, dhe nga ata që largohen si Mançini, për të shkuar në Arabi. Hajde…”.

Është vetëm refuzimi i fundit nga shumë të tjerë…

“Duket se askush nuk e do ekipin kombëtar, është skandaloze. Ka shumë të huaj, kështu që është e vështirë të zhvillojmë lojtarët tanë të rinj që fitojnë kudo, madje edhe deri te lojtarët nën 19 vjeç. Duhet t’i detyrojmë klubet të aktivizojnë 4-5 lojtarë nën 23 vjeç”.

Humbja kundër Norvegjisë?

“Absurde. Por nuk mund ta shkarkosh një trajner një ditë para ndeshjes, ndërkohë që Spaleti ia thotë të gjithëve.”

Gatuzo duket të jetë pasardhësi i Spaletit…

“Ai ka treguar temperament dhe një personalitet të fortë, do të isha i befasuar. Ai e donte fanellën blu. Do të prisja që ai të fitonte kampionatin kroat me Hajdukun. Për të ndryshuar kursin, do të doja që të gjithë të luanin në rolin e tyre, me kaq shumë të huaj nuk ka më blloqe si Juve, Inter apo Milan mbi të cilat mund të ndërtohet ekipi. Është e vështirë, por kualifikimi për Kupën e Botës është i mundur. Ndërkohë, pak dashuri për fanellën blu do të ishte e mjaftueshme”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko