Mbipesha po kthehet në një alarm shëndetësor global. Në Shqipëri gjysma e popullsisë është mbipeshë, duke shtuar kështu riskun për rritje të incidencës së shumë sëmundjeve kronike. Specialistët e shëndetësisë thonë se mbipesha është edhe më e rrezikshme se obeziteti, pasi është parë që shumë sëmundje nisin aty.
“Shumica e sëmundjeve kronike fillojnë te personat që jo domosdoshmërish janë obezë. Është një piramidë mënyra se si fillojnë sëmundjet kronike në shoqëri”,-tha Alban Ylli, specialist i ISHP për Euronews.
Prediabeti është vetëm dyshimi i parë tek një person që ka pak kg më shumë së ç’duhet, ndërsa sëmundje të tjera fshihen pas tij.
“Një person te i cili duket në sy ai perimetri i barkut me gjasë duhet dyshuar, jo thjesht nga mjeku, por nga ai vetë që mund të ketë filluar rezistenca ndaj insulinës”,-tha Alban Ylli.
Mjekët fajësojnë stilin e jetesës për rritje të numri të perosnave mbi peshë, e cila është pasuar me rritje të rasteve me diabet dhe hypertension.