Rreth 500 familje të viktimave të pandemisë COVID do të paraqesin një padi civile dhe do të kërkojnë 100 milion euro nga shteti italian për shkak të dështimeve të mëdha në menaxhimin e krizave, raportuan mediat italiane.

Procesi përfshiu kryeministrin Giuseppe Conte, ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, si dhe Attilio Fontanan, president i Lombardisë, rajoni më i goditur nga pandemia, me gati 25,000 vdekje nga gjithsej 70,000 viktima në Itali deri më tani.

Përveç këtyre proceseve gjyqësore, ka rreth 300 kallëzime penale të ngritura nga familjet e viktimave të virusit korona, raporton AFP.

Autoritetet akuzohen për “lëshime të mëdha” në përgjigje të pandemisë, për mosekzistimin e një plani kombëtar anti-pandemik dhe për vonesat në formimin e “zonave të kuqe” në shkurt, kur filloi pandemia në Itali.

“Zonat e kuqe” të para u formuan në fund të shkurtit me një vendim të qeverisë italiane dhe përfshinë një duzinë komunash në Lombardi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re