Italia ka shtuar në listën e vendeve të pasigurta nga ana epidemiologjike, dy vendet ballkanike, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Me një urdhër të firmosur nga ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza, Italia ka vendosur që të gjithë personat që gjatë 14 ditëve të fundit kanë udhëtuar apo kanë kaluar tranzit në Rumani dhe Bullgari, duhet të qëndrojnë 14 ditë të kárantinuar nëse hyjnë në territorin italian.

Kjo masë vazhdon të jetë në fuqi për vendet jashtë zonës Schengen. “Virusi vazhdon të qarkullojë dhe duhet akoma kujdes ndaj tij”, deklaroi kreu i shëndetësisë italiane.

5 të vdèkur e 252 të infektuar

Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 5 pacientë, duke e çuar në 35.097 në total. Një ditë më parë ishin 10 të vdèkur. Lajmi i mirë është që në Lombardi, që është dhe rajoni më i prekur në Itali nuk ka pasur asnjë víktimë në 24 orët e fundit dhe vetëm 53 raste të reja me COVID-19.

Edhe numri i të infektuarve ka rënë ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 252 raste të reja, më pak se dje ku ishin 306. Në total që prej nisjes së pandemisë në Itali janë regjistruar 245.590 persona, përfshirë të vdèkurit, të shëruarit dhe rastet aktive.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re