Në një lidhje të drejtpërdrejtë për FaxNews, historiani Olsi Jazexhiu komentoi zhvillimet e fundit të përshkallëzimit ushtarak mes Izraelit dhe Iranit, si dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë konflikt.

Sipas Jazexhiut, sulmi që Donald Trump ka urdhëruar ndaj centraleve bërthamore të Iranit është një tregues i qartë i një “Luftë të Ftohtë” që po zhvillohet brenda vetë administratës amerikane, mes interesave të brendshme dhe qëndrimeve publike të Trump.

“Trump gjatë fushatës së tij premtoi se nuk do të kishte më përfshirje të SHBA-së në luftëra në vendet myslimane. Motoja e tij ishte ‘America First’. Ai vetë i ka kritikuar në profilin e tij në platformën X (ish-Twitter) presidentët amerikanë për ndërhyrje të panevojshme në Irak, Jemen e gjetkë”, tha Jazexhiu.

Ai e quajti vendimin për sulm ndaj Iranit si kundërthënie me deklaratat dhe angazhimet publike të Trump.

Duke komentuar dhe aspektin gjeopolitik të përplasjes, Jazexhiu theksoi se Irani nuk është një shtet i vogël dhe krahasimet janë domethënëse:

“Izraeli është sa Shqipëria për nga territori, ndërsa Irani është i përmasave të Spanjës dhe Francës të marra së bashku. Kur Izraeli nisi agresionin ndaj Iranit, hasi në një fuqi të madhe”, u shpreh ai.

Historiani e cilësoi Izraelin si një “shtet liliput”, i cili ka mbështetur aksionet e tij ndaj Iranit mbi rrjetin e spiunazhit amerikan dhe qeliza të fjetura të infiltruara në territorin iranian.

Sipas Jazexhiut, Irani nuk qëndroi duarkryq, por reagoi me sistemin e tij balistik, duke shkaktuar dëme të mëdha në territorin izrael

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko