Pabesisht, Izraeli nisi një seri sulmesh të ashpra në Rripin e Gazës në orët e para të së martës, gati afër syfyrit, duke vrarë mbi 300 palestinezë, duke i dhënë fund kështu në mënyrë të njëanshme marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin.

Në këtë bombardim të parë masiv të Gazës, sërish u shuan shumë fëmijë dhe gra. Sulmet synuan zona të shumta në të gjithë enklavën, duke përfshirë Gazën veriore, qytetin e Gazës, Deir al-Balah, Khan Younis dhe Rafah në jug.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 236 njerëz u vranë në sulmet, duke përfshirë shumë fëmijë dhe gra. Numri i të vdekurve është rritur vazhdimisht që nga fillimi i sulmeve gjatë natës, që përkoi me ditën e 18-të të muajit të Ramazanit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Israel Katz urdhëruan sulmet të martën në mëngjes, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit kriminal.

“Kjo vjen pas refuzimit të përsëritur të Hamasit për të liruar pengjet dhe refuzimin e tyre të të gjitha propozimeve të marra nga ndërmjetësi dhe i dërguari i SHBA Steve Ëitkoff,” tha zyra e Netanyahut.

Ushtria izraelite ka thënë se është e gatshme të vazhdojë sulmet në Gaza për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të zgjerojë fushatën përtej sulmeve ajrore. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko