(Lexues fort i nderuar, çdo ngjashmëri me persona real është thjesht rastësi)
Diten qe mori emerimin per Drejtor ne nje institucion kulturor lokal, atij iu kujtua endrra e gjyshes shume vite me pare: ti, bir, – i kishte thene plaka dikur, – nje dite do te behesh i famshem, kuadro, me rendesi ne mbare qytetin.
Dhe tani, shume vite me vone, teksa prezantohej nga i pari i qytetit ne ate drejtori, iu rrokullis ne mendje pikerisht endrra e plakes.
Teksa mbaroi prezantimi, e para fjale qe tha ishte “me duhet nje shkop magjik” dhe iu drejtua portierit te institucionit “Oteja, ta ….nenen, ndaj mos u ndje aty ne fund.”
Kur e pane punonjesit se me ke kishin te benim, pane njeri-tjetrin ne sy, ulen kokat dhe asnje nuk bezajti.
Kjo ishte dita e tij e pare e punes.
Te nesermen (dita e dyte) gjeja e pare qeberi, ishte therritja e nje taksie.
Shoferin nuk e pershendeti si nje dite me pare. I tha shkurt destinacionin, shume afer shtepise se tij, ndezi cigaren ne makine, vuri syzet dhe u ndje me i lehtesuar.
“Jam Drejtor, – dhe leshoi nje ofshame te lehte, – nga sot do te kem shume pune per te bere.”
Dhe ashtu beri. E filloi nga ajo dite: nuk i foli askujt me goje.
Te njohur e te panjohur habiteshin me Drejtorin e ri, por ai ishte Drejtor, qofte kismet, dhe as nuk i duhej fare se çfare thoshin e mendonin njerezit per te.
Fundja per te gjate nje kohe shume te gjate kishin menduar edhe shume gjera te tjera, dhe ja vjen nje dite…dhe ai gdhihet Drejtor.
Dhe ditet vazhdonin te ngarkuara me shume pune. Ai duhet te mesohej me sistemin e ri te punes dhe te jetes: te mos i fliste askujt me goje.
Se drejtori eshte Drejtor dhe komunikon vetem me urdhra, ose nuk i flet fare njerezve./N. Lapardhaja

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re