Ka nisur konferenca e përbashkët mes presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Serbisë, i cili ishte dhe mirëpritësi i këtij takimi, tha se të gjithë biznesmenët e tre vendeve janë pro nismës pë Ballkanin e Hapur, por marrëveshjet e shkruara në letër mes liderve nuk kanë gjetur zbatim në terren.

Vuçiç u shpreh i dëshpëruar që ende sot bizneset rrinë me orë të tëra në kufi, për të paktën 3 ditë, gjë që sipas tij dëmton ekonominë prodhuese, shkruan faxweb.al.

Fjala e plotë e Vuçiç:

Jam shumë i lumtur që pata mundësinë të prisja miqtë tanë nga Shqipëria dhe nga Maqedonia e Veriut, do të përpiqem që të flas më pak se 5 minuta, me terma konkretë.

Do të them diçka në lidhje me takimet që kemi zhvilluar dhe ato që duhet të arrijmë, patëm një takim me përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët janë mbështetës të kësaj nisme. Ajo që është dëshpëruese për ne është që nuk jemi në gjendje të zbatojmë plotësisht, nga diçka që ne besojmë fort.

Kjo nismë nuk u ngrit për shkak të Edi Ramës, Vuçiç apo Zaev, por u ngrit për njerëzit që jetojnë në çdo fshat dhe qytet të vendit tonë.

Ne folëm seriozisht për transportin e mallrave, morëm psh pohime nga sipërmarrësit që thonë se kur duhet të eksportojnë qumësht vijnë të premten në mbrëmje dhe rrinë në kufi deri të hënën,. Kjo nuk duhet lejuar, edhe pse ne kemi arritur të gjitha marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut, ekonomitë tona varen nga kjo.

Duam të bëjmë dallimin që njerëzit tanë për 1 vit, 1 vit e gjysmë të lëvizin pa asnjë lloj kufiri. Do të jetë e njëjta gjë si nga Nishi në Shkup, ashtu dhe nga Nishi në Beograd, kjo do të forcojë ekonomitë tona, askush nuk po ndërhyn në gjëra politike, dhe liritë e vendeve tona.

Duhet të fluturojmë për një zhvillim më të shpejtë, për të pasur një përparim më të mirë për njerëzit tanë. Kemi vonesa të jashtëzakonshme, reciprociteti për blerjet e pasurive të paluajtshme, Zoti e di se pse ndodhin këto zvarritje buroktratike. Ne do të kemi një takim sërish në Tiranës pas Krishtlindjeve, ku do të nënshkuajmë memorandum për vendet e lira të punës, në të kundërt njerëzit do të largohen.

Nuk kam asgjë kundër , por nëse nuk ndodh kjo atëherë do të kemi më shumë turq, më shumë indianë apo filipinas. I trajtuam të gjitha çështjet, unë jam më i dëshpëruari kur nuk i zbatojmë ato që biemë dakord në nivel politik.

Të gjithë biznesmenët kërkojnë që të jemi më aktiv, pasi situata në pikat kufitare është larg asaj që duam.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re