Tensionet po rriten brenda Familjes Mbretërore Britanike, veçanërisht midis Mbretit Charles dhe djalit të tij më të madh dhe trashëgimtarit, Princit William.

Thuhet se të dy kanë mosmarrëveshje, veçanërisht në lidhje me afrimin e Princit Harry.

Burime pranë familjes Windsor raportojnë një debat të kohëve të fundit midis babait dhe birit, i cili rezultoi në mbajtjen e një qëndrimi të fortë nga i pari.

Në qendër të konfliktit, siç e kemi thënë, është Harry.

Mbreti Charles do të donte që djali i tij i dytë të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar, duke rimarrë vendin e tij brenda familjes. Thuhet se William ka një mendim tjetër. Prandaj lindin pakënaqësitë dhe nevoja e Charles III për të theksuar rolin e tij në familje. Sipas disa burimeve, gjatë një diskutimi, sovrani i kujtoi trashëgimtarit të fronit: “Jam unë Mbreti. Jo ti”.

Monarkia angleze është në një moment shumë delikat.

Mbreti është i moshuar dhe po përballet me probleme serioze shëndetësore. Duke pasur parasysh këtë situatë, ka qenë e nevojshme t’i delegohen shumë detyra William dhe gruas së tij, Kate, të cilët do të jenë monarkët e ardhshëm. Megjithatë, shumë komentues besojnë se Princi i Uellsit po përpiqet ta ushtrojë ndikimin e tij paksa si shumë. Ian Pelham Turner, një ish-fotograf mbretëror, u pajtua me Charles III, duke deklaruar se ai është Mbreti dhe i takon atij të vendosë nëse do ta takojë apo jo Harryn. Të tjerë, megjithatë, mbështesin hapur Williamin.

Shkurt, nuk ka kurrë paqe në Familjen Mbretërore, gjithmonë ka një skenë konflikti. Sipas Turner, William po i trazon gjërat paksa shumë, dhe ishte vetë Mbretëresha Camilla ajo që i foli Charles, duke e nxitur të merrte një qëndrim dhe ta vendoste të birin përsëri në vendin e tij.

Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim.

Me sa duket, Princi Harry do të kthehet në shtëpi shtatorin e ardhshëm, dhe deri atëherë do ta mësojmë nëse do të ketë apo jo një afrim midis tij dhe Mbretit.

Përshtati në Shqip S

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re