Presidenti i La Liga-s, Havier Tebas, lëshoi një paralajmërim të ri për Barcelonën në lidhje me situatën e saj komplekse financiare dhe kufizimet e vendosura nga fair play ekonomik (respektimi i rregullit të famshëm 1:1, ose shpenzimet proporcionale me të ardhurat). Në qendër të debatit është blerja e mundshme e portierit Joan Garsia, por edhe emri i Niko Uilliams.“Është një gjë të paguash klauzolën e Joan Garsias dhe një tjetër të jesh në gjendje të nënshkruash me të,” tha Tebas.
“Barcelona nuk është pjesë e rregullit 1:1 për momentin. Ata njoftuan pagesën e klauzolës dhe nuk e di nëse është paguar ende. Përveç kësaj, nuk jemi as në periudhën zyrtare të regjistrimit. Ata nuk mund të nënshkruajnë askënd tani: do të duhet të bëjnë disa operacione, jo shumë, por e dinë se çfarë nevojitet. Nuk do të them”, tha Tebas gjatë një konference të industrisë sportive të mbajtur në ESADE Madrid.
Tebas preku edhe temën e Lamine Jamal, duke e quajtur atë një nga kandidatët më seriozë për Topin e Artë: “Mbape është padyshim në garë, por për mua Jamal është një kandidat i qartë”.
Së fundmi, presidenti i La Liga-s kritikoi ashpër Kupën e Botës për Klube, duke e quajtur atë “një kërcënim për ekosistemin e kampionateve kombëtare” dhe duke shpresuar për eliminimin e tij në mënyrë që të mos kompromentohet stabiliteti i kalendarit dhe i të drejtave televizive.
PANORAMASPORTAL