Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti në fjalën e tij teksa po dikutohej në lidhje me raportin e Institutit për krimet e komunizmit, ndër të tjera iu drejtua mazhorancës duke i thënë se komunizmi arriti në gjë  në Shqipëri, “ju prodhoi juve”.

Ai në fund të fjalës së tij kërkoi po ashtu një minutë heshtje për vikimat e komunizmit që janë pa varrë.

“Doni ta trajtoni komunizmin në mënyrë folklorike? Jeni ju opingaxhij më patriot se Gjergj Fishta, Arshi Pipa, apo ky nga Librazhdi. Cfarë jeni ju? Jeni shumë të vegjël  të gjykoni figura të mëdhaja.

Komunizmi arriti një gjë në Shqipëri dhe është i suksesshëm, prodhoi banalitet, ju prodhoi juve. Ju jeni banaliteti i Shqipërisë.

Kolegë të nderuar një minutë heshtje kush e ndjen një minutë heshtje për ata që janë pa varre dhe sot i vrau komunizmi” tha Alizoti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re