Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në Kuvend, i ka kërkuar zv/kryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj të japë shpjegime mbi arsyet e zhvendosjes së ditës së mbajtjes së seancës plenare sot dhe jo të enjten, siç është e përcaktuar në rregullore.

Gjithashtu ai kërkoi shpjegime se pse kërkesa e deputetëve të opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me abuzimin me tenderat, nuk është futur në rendin e dites.

Bardhi: Kam dy çështje për procedurë! Njëra pse keni vendosur që kuvendin ta trajtoni dsi dyqan personal, prandaj në cilësinë e drejtueses së seancës të sqaroni pse është zhvendosur seanca nga dita e enjte, që është një rregull i shkruar, për të mërkurën.

Kemi detyrimin, sepse keni marrë këtë vendim të njëanshëm.

Nëse është ajo arsyeja e publikuar në media, është një akt i turpshëm dhe distancoheni nga ajo arsye banale.

Së dyti, me kërkesën 2319 protokolli datë 10/6/2024, depozituar brenda afatit, një grup deputetësh të OPD, kanë kërkuar interpelancë urgjente me Eid Ramën për keqpërdorimin e fondeve publike.

Kërkesa, nëse firmoset nga 7 deputetë, sipas kushtetutës përfshihet si pika e parë e rendit të ditës. Kemi marrë një përgjigje banale, sepse jeni kthyer në banal në gjithçka bëni në këtë Kuvend, që një kërkesë të deputetëve për t’i kërkuar llogari kryeministrit. për të na e cilësojnë si cenim të nderit dhe dinjitetit të kryeministrit. Kryeministri po të kishte dinjitet mos t’u japë tendera familjarëve të tij, të mos bëjë tendera sekret, të mirë menaxhoj fondet publike.

Edhe për atë kërkesë, deputetët që kanë kërkuar interpelancën, kanë 10 minuta në dispozicion për të shpjeguar qëndrimin e tyre. Ju jo vetëm nuk e njoftuat në nisje të seancës, por pasi keni refuzuar interpelancën, po shkelni dhe të drejtën e kolegëve për të sqaruar seancën plenare mbi arsyet e kësaj interpelance. Edi Rama mund t’i fshihet Kuvendit, por e sigurt është që drejtësisë dhe llogaridhënies nuk mund t’i fshihet shumë gjatë.

Felaj: Përsa i takon kërkesës së parë, lidhur me mbajtjen e seancës së sotme, së pari jeni me vonesë, sepse duhej ta kishit trajtuar në seancën e kaluar plenare kur u votua kalendari dhe programi i Kuvendi për tre javët në vazhdim. U konfirmua nga Kuvendi dhe ju nuk ngritët asnjë pretendim

Së dyti, është vendim i konferencës së thirrur rregullisht, ku u diskutuan dhe kërkesat tuaja dhe ju nuk denjuat të merrnit pjesë. Nuk jam  e detyruar t’u japë asnjë shpjegim sa kohë nuk merri pjesë në konferencë dhe të debatoni me kolegët tuaj.

Sa i takon kërkesës tuaj të dytë, pse nuk është vendosur në rendin e ditës kërkesa për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama. Për këtë u ka kthyer përgjigje ditën e djeshme kryetarja e Kuvendit. Me përgjigjen e kryetares jeni njohur dhe deputetët që nuk janë dakord me vendimin e kryetares, deputeti ka të drejtë jo më shumë se 10 minuta të shprehen.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re