Pasanikët që janë banorë sezonalë Lalz, zonë kjo e shndërruar tashmë në oazin e politikanëve të të gjithë krahëve, oligarkëve, dhe sigurisht të fortëve.

Në fshatin turistik Lura, banori më i famshëm sezonal aty është ish-kryeministri Sali Berisha. Vila më madhështore aty është pikërisht kjo që shihni.

Aty strehohet Berisha i cili në fakt kurrë nuk ka pranuar të jetë pronari. Berisha është fotografua disa herë teksa ecën pikërisht para shëtitores së vilës së familjes.

Ai ka deklaruar se vila është e familjes Malltezi, pra, vajzës së tij Argitës e cila është e martuar me Jamarbër Malltezin.

Referuar të dhënave të publikuara nga Open Data për deklarimin e pasurisë, aty pasqyrohen shpenzimet e vajzës së Berishës për vilën në Gjirin e Lalzit. Vetëm për rikonstruksion në një rast Argita ka shpenzuar plot 45 mijë euro.

Megjithatë vila vanitoze, kërkon një shpjegim për burimin e të ardhurave. Në media ka qarkulluar se dhëndëri i Berishës, Jamarbër Malltezi, është aksioner i një kompleksi pallatesh në zonën e 21 dhjetorit, me vlerë 20 milionë euro. Edhe burimi i këtyre parave është sërish i paqartë.

Prej vitit 2010, Berisha ka fqinj në Gjirin e Lalzit aleatin e ngushtë të asaj kohe, ish kreun e LSI Ilir Meta, sot president. Familja Meta, deklaron një kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura Shpk për një godinë banimi 2-katëshe 317 metra katrorë në Gjirin e Lalzit.

Ndryshe nga Berisha, në fakt familja Meta thotë se vilën luksoze dhe është blerë me paratë e trashëguara.

Për të kuptuar vlerën, mjafton të shohim njoftimin për shitjen e një vile pranë atyre të ish-kryeministrit dhe presidentit. Çmimi shkon plot 5 milionë euro dhe ka pak a shumë të njëjtën madhësi dhe komoditet me to.

Lajmi për grabitjen e vilave të politikanëve në Gjirin e Lalzit bëri mjaft bujë në korrik të vitit 2015. Njoftimi i policisë zbuloi dy pronarë politikanë që nuk i kanë të pasqyruara vilat në deklaratat e pasurive.

Mes vilave të grabitura ishin edhe ato të ish-ministrit Flamur Noka dhe ish-kreut të KQZ, Arben Ristani. Po ashtu, u konfirmua edhe grabitja në vilën e një gazetari të njohur.

Mes pronarëve në Gjirin e Lalzit është edhe kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete. Në vitin 2007, ai ka deklaruar blerjen e një trualli prej 500 metrash katrorë, por nuk jepen të dhëna nëse prona është zhvilluar me ndërtim./ top channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re