Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila kandidon në listën e hapur të PD-së, ka deklaruar se problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë është vetë shteti.

“Nga çdo cep i vendit, thirrja që dëgjon është e njëjtë: taksa, taksa, taksa”, u shpreh ligjvënësja demokrate në një videomesazh.

Ajo prezantoi dy masat urgjente të programit të 100 ditëve të para: taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë për familjet në nevojë.

Sipas saj, këto janë hapat e parë për të prekur ekonominë reale, për të lehtësuar jetesën e familjeve dhe për të kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve.

“Çdo qytetar që takoj, çdo dorë që shtrëngoj, çdo derë që trokas – më thotë të njëjtën gjë: na ka mbytur barra fiskale,” deklaroi Tabaku.

Ajo theksoi se opozita ka një program konkret dhe të ndershëm për të ndihmuar qytetarët në një kohë të vështirë ekonomike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko