Mirel Josa e sheh si lëvizje të goditur aktivizimin e Arbër Hoxhës si zëvendësues nga trajneri Silvinjo në radhët e Kombëtares kuqezi në Euro 2024. 

Trajneri i njohur, i ftuar në emisionin “Euro 24” në News 24, në bashkëbisedimin me moderatoren Trevisa Tufa, nxori në pah disa tipare të lojtarit që e ka drejtuar në fillimin e karrierës së tij.

“Unë e njoh mirë Arbërin. Në këto situata, ai është më mirë që ta nisë nga stoli. Arbëri hyn me entuziazëm tjetër në lojë.

Nëse futet nga stoli e nuk shkojnë gjërat mirë, bie nga ana psikologjike.

Ai është lojtar që mund të ndryshojë situatën e lojës. Kur e kam stërvitur unë, ka qenë i ri. Hoxha mund të luajë 45 minuta, lojtarët duan të bindin trajnerin që të bëjnë ndërrimet më vonë”, theksoi Josa në fjalët e tij për sulmuesin anësor.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re