Shkruan: Stavro Xhardha

Replikë me Kastriot Myftaraj

Një nga shprehjet më me mend që kam dëgjuar kohët e fundit ka qënë: “Më parë ateistët e merrnin islamin nga dijetarët, sot muslimanët po e marrin islamin nga ateistët”

Kastriot Myftaraj, si një ish misionar i emisionit Dërdëllit Moska, sot, për Bajram, po i tregonte baballarëve arat. Po na mësonte kuranin, dhe si duhej përpiluar ai. Aludimi i Kaçit ishte se Kurani duhet përpiluar ashtu siç ka zbritur (i renditur) dhe jo siç (sipas Kaçit) e ka përpiluar Uthmani (Osmani), Allahu qoftë i kënaqur me të.
E kemi për obligim fetar mos të lejojmë njollosjen e islamit, sidomos kur dërdëllit Moska.

Si fillim një herë, për ata që nuk e dinë, kapitujt e kuranit nuk janë të renditura kronologjikisht, por kapitujt janë renditur siç jepte urdhër profeti i Zotit, Muhamedi alejhi selam.
Kastriot Dërdëllit Moska, në fakt nuk e ka pjellë nga mendja e tij bolshevike atë, sepse nuk ka mjaftueshëm këllqe as të matet me kuranin. Filan aludim (se Uthmani ka qënë ai i cili ka përpiluar kuranin), e gjen tek sektet shiite, të cilët e kanë metodikë të përhershme të mallkojnë dhe akuzojnë sahabët (dishepujt), kur ndërkohë pranojnë si ajet kurani atë që mbaron me “Allahu qoftë i kënaqur me ta” duke kallzuar pikërisht sahabët. Si metodikë gjendet dhe nëpër debate e rëndomta mes të krishterëve dhe muslimanëve kur bie fjala për ruajtjen e tekstit.

Megjithatë, çfarë ka ndodhur në kohën e Uthmanit r.a që Dërdëllit Moska e paska përdorur në favor të tij? Për shkak se kurani si fillim nuk ka qënë i shkruar, por i memorizuar (kuran d.m.th këndim/lexim), ai lexohej në 7 dialekte të arabishtes. Duke qënë se ndodh rëndom që në dialekte të ndryshme, fjalët mund të prishin kuptimin e vargut për shkak të dialekteve të ndryshme, njerzit filluan ta devijonin kuranin, vargjet, dhe kuptimet e tyre.
Por duke qënë se porosia e të dërguarit të Allahut, Muhamedit saws, ishte e qartë: “Nëse keni mosmarrveshje, kthejuni kuranit në dialektin Kurejshian, sepse ashtu ka zbritur ai”, Uthmani u drejtura tek gruaja e Muhamedit, pasi ajo kishte kopjen origjinale të tij. Kjo e fundit (r.a) e kishte ruajtur dhe marrë nga Zejdi, i cili mbasi Xhibrili (Gabrieli) ja kishte recituar 2 herë kuranin Muhamedit, ishte dëshmitari i parë pas tij se si këndohet kurani, dhe si renditet ai. Prandaj, Uthmani nuk bëri gjë tjetër, veçse dha urdhër të digjej çdo kuran i mundshëm që gjendej, përveç atij (dhe e shumfishoi sigurisht).
Dërdëllit Moska, njeh logjikën por jo zinxhirin shkak-pasojë.

Por, duke qënë se tipa paralogjik si puna e Kastriot Myftarajt, i marrin gjërat me Dërdëllit Moska, kujtojnë se dhe islami vjen me dërdëllitje. Pretendimi i ardhshëm i tij ishte se nëse kurani lexohet i renditur, kuptohen “krimet”që Muhamedi paska kryer për të marrë nën kontroll Medinen dhe pastaj Meken. Të marrë një i dëbuar e i vuajtur si Muhamedi me fare pak njerëz bashkarisht me të, një qytet të tërë, është si të marr unë çunat e lagjes dhe të vendosem kryetar i komisionit europian me shapka plazhi. Jo! Muhamedi nuk e mori Medinen. Muhamedi u strehua në Medine. Ama po: Qyteti e pranoi si profet, dhe nuk pati konflikt. Por nuk e mori qytetin me dhunë, siç ndër rreshta dërdëllit Moska.
Edhe këtu, Dërdëllit Moska nuk ja ka qëlluar fatkeqsisht. Pyetja fare e thjeshtë si fillim është kush ka thënë që kurani duhet të jetë i renditur?

Por edhe në qoftë siç Dërdëllit Moska, kush di historinë e profetit alejhi selam, di dhe kuranin e renditur, dhe me aq sa sy e vesh kemi, po të njëjtët besimtarë kanë mbetur. Prandaj, Dërdëllit Moska, nuk na ka dërdëllitur kurfarë gjëje. Për sqarim: Suret janë renditur me urdhër të vetë profetit, mbasi i vinte shpallja. Ai ja deklaronte komisionit të kuranit (Abdullah Ibn Mes’hudit me shokë, radi Allahu anhu), se ku duhej futur saktësisht kjo sure. Ne besojmë se renditje e tillë ka urtësinë e saj, e Muhamedi saws, nuk vepronte nga vetja, por nga çfarë i diktonte Zoti.

Kurani është po ai, i renditur, apo i parenditur, mesazhi është po i njëjtë. Këto info i di unë, që në krahasim ne vëllezërit e mi, nxënës të dijes, që e studiojnë kuranin të renditur e të parenditur bashkë, ndihem në nivel mediokër. Kshuqë Dërdëllit Moska as në këtë nivel nuk ka arritur ende, është ende tek gropa dhe parrullat Marksiste-Leniniste.

Prandaj, Dërdëllit Moska, duhet të bëjë diku tek 7 herë Gargar Moska përpara se të turtullisë për kuranin, së bashku me neo-bolshevikët e tjerë. Logjika e Kastriotit njeh vetëm hyrje, zhvillim mbyllje, si hartimet e kohës së Enver Hoxhës; por kurani ka tezë, ka antitezë, sintezë, dhe një mori me mistere që kaplloqja Moskovite nuk i arrin dot, jo se i mungon truri, por se i ka vdekur shpirti, i nga mbetur si shandan në gushë.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re