Ish-kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj ka reaguar me një koment në rrjetet sociale dhe në faqen zyrtare të KMSH në lidhje me gjyqtaren Fatmira Hajdari, e cila u përball sot në procesin e vetingut në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku dha shpjegime për pasurinë e saj.

Brucaj e akuzon gjyqtaren Hajdari në vitin 2015, “me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë”.

Në shënimin e tij, Brucaj thotë se “Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit”.

POSTIMI I PLOTE I KREUT TE KMSH, SKENDER BRUCAJ
Gjatë detyrës time si kryetar i KMSH jam përballuar me një nga vendimet më të padrejta nga gjyqësori shqiptar.

Fatmira Hajdari në vitin 2015, me një vendim gjyqësor absolutisht të pa drejtë, haptazi dhe në kundërshtim me ligjin dhe provat, ka kontribuuar që ti grabitet një nga pronat shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Çeshtja tani është në gjykatë të lartë dhe jam i bindur që dikur drejtësia do vendoset.

Zonja Hajdari edhe mund ta kaloje këtë Vetingun e drejtësisë në këtë botë, por jam i bindur se në botën e përtejme do të përballët me drejtesinë absolute të Zotit.

Një këshillë për të gjithë anëtarët e sistemit gjyqësor; Të kontribuosh që të vendoset drejtësia në vend konsiderohet si adhurim si një punë shumë fisnike para Zotit, por në të njëjten kohë, kur zgjedh të bësh padrejtësi me qëllim të keq, ta dini se keni bërë një nga veprimet më të urryera nga Zoti.
Dënimi në botën tjetër është i pashmangshëm.

O ju që besuat, vazhimisht të jeni dëshmues të drejtë pë hir te Allahut edhe nëse është kundër (interesit) vetes suaj, kundër prindërve ose kundër të afërmve, le të jetë ai (pë të cilin dëshmohet) pasanik ose varfnjak, pse Allahu di më mirë për ta.Mos ndiqni pra emocionin e ti shmangeni drejtësisë! “Nëse shtrëmbëroni ose tërhiqeni, Zoti është i njohur hollësisht për çka punoni”. (Kur`ani, Nisa: 135)

brucaj kmsh fatmira

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re