Xhamal Musiala vulosi fitoren e Gjermanisë kundër Danimarkës mbrëmë në minutën e 68-të falë një asisti të Shloterbek. Ky është goli i tij i tretë në Europian.

Pas fitores edhe trajneri Julian Nagelsman i thuri elozhe 21-vjeçarit.

“Unë dua që Xhamal Musiala të vazhdojë të luajë në këtë mënyrë magjike, sikur të jetë në një fushë të vogël kudo në Gjermani apo Angli… nuk ka rëndësi. Ai duhet të luajë sikur të jetë duke luajtur futboll me miqtë e tij. Mos të mendojë për presionin, ai është thjesht i shkëlqyer në të luajtur futboll”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re