Kryeministri Edi Rama i është adresuar opinionit publik shqiptar me një mesazh në lidhje me investigimin e emisionit Rai3, ku akuzohet kryeministri Rama dhe qeveria e tij si të përfshirë në krime dhe abuzime.

Në fjalën e tij, teksa hodhi poshtë të gjitha akuzat, kreu i qeverisë tha se koha ‘kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha qe bënin te fortin me te dobëtit ketu brenda dhe te menderosurin para te huajve ka vdekur’.

I vetëdijshëm për plaget dhe problemet qe ka vendi, Rama theksio se ‘kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta  marrë kurdoherë përgjigjen tonë’.

“U habiten gazetaret e Reportit qe une jo nuk i ika asnje pyetjeje, po e kërkova vete, publikisht ballafaqimin me ta. Thane qe kete politikanet e tyre nuk e bejne dhe e quajten kurajo te madhe, po ne fakt e imja s’eshte kurajo, eshte krenari per Shqiperine dhe per emrin shqiptar. Shqiptaret e Italise, Greqise e kudo tjeter, nuk kane per te qene kurre vetem sa te jem une ketu, perballe asnje cenimi te emrit shqiptar. Kane vuajtur boll per ta ngritur koken dhe as ata, as Shqiperia nuk e ulin me koken”, tha Rama.

Rama: Po për mua cenimi me gjysme të vërteta i Shqipërisë në gjuhë të huaj, nga cilido qofte e sidomos nga vendet fqinje, ku jeton edhe pjesa më e madhe e shqiptarëve të Europës, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pike. Kush e bën duhet ta mesoje se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha qe bënin te fortin me te dobëtit ketu brenda dhe te menderosurin para te huajve ka vdekur.

U habiten gazetaret e Reportit qe une jo nuk i ika asnje pyetjeje, po e kërkova vete, publikisht ballafaqimin me ta. Thane qe kete politikanet e tyre nuk e bejne dhe e quajten kurajo te madhe, po ne fakt e imja s’eshte kurajo, eshte krenari per Shqiperine dhe per emrin shqiptar. Shqiptaret e Italise, Greqise e kudo tjeter, nuk kane per te qene kurre vetem sa te jem une ketu, perballe asnje cenimi te emrit shqiptar. Kane vuajtur boll per ta ngritur koken dhe as ata, as Shqiperia nuk e ulin me koken.

Ne i dimë më mirë se kushdo edhe plaget, edhe problemet, edhe të metat e dobësitë tona. Luftojmë përditë me to. Po kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta  marrë kurdoherë përgjigjen tonë. Me pune dhe me fjale. Me vepra dhe me krenari sa here flasim per Shqiperine.

Ata thanë që nuk e kishin me Shqipërinë e me popullin shqiptar. Po ama dëmin ia bënë Shqipërisë dhe shqiptarëve edhe nese nuk ishin nisur me këtë mendim”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re