Nga: Alban Gorishti

Këto ditë u dha masa përfundimtare në dëm te pilotit grek i cili vrau bashkëshorten e vet para një viti. Gjykata e Athinës ka dënuar me burg përjetë pilotin Babis Anagnostopoulos për vrasjen e bashkëshortes së tij, 20-vjeçares Caroline Crouch. E gjithë shoqëria greke gëloi e shashtisur këto kohë për shkak të këtij akti sipas tyre të pakuptueshëm për shoqërinë moderniste Greke, por do ti shtoja këtij akti të rëndë peshën e një realiteti modern asocial grek, peshën e një trupi (kulturës modern greke) i cili me një këmbë qëndron në “paleontologjinë”* e antikitetit Helen ndërsa me tjetrën në helenizimin e mëndësisë moderne .
Keshtu në këtë proces me çpashë njëzëri ata dënuan aktin e pilotit por pa marrë në konsideratë sjelljet asociale të feminizmit surreal i cili ka pushtuar mendësinë,burrërinë dhe prehistorinë greke.

Çfarë dua të them me këtë? Çfarë ndodhi me të?

Prej gjërave që shtypi shkruante për profilet karakteriale të çiftit ishin detajet të cilat një vend fqinj si ai i joni mundet ti kuptojë mjaft mirë qoftë në aspektin estetik por edhe në atë mistik! Në një artikull që lexova, portretizohej piloti si njeri i ftohtë por nga ana tjetër i cili “…..vinte në ishull për 1 orë vetëm për t’i sjellë Karolinës një buqetë me lule”.
Po ashtu nga ana tjetër do të shkruhej rreth shndërrimit të karakterit dhe lajkave të shumta që vajza do të rezervonte ndaj bashkëshortit te saj, si : “Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive”,ndoshta ftohja e saj dhe foshnjëria feminile e cila dominon tek një pjesë e gjinisë femërore në vendin fqinj duket sikur ishin gjëra që e tjetërsuan pilotin, dhe këto shndërrime për hir të së vërtetës nuk janë gjëra të papritura për një mjedis tradicionalisht (fetarisht) amoral si ai që mbretëron në vendin fqinj. Normal që një krim të tillë mundet ta kryejë dikush i cili mbrrin në caqet ekstreme të pandjeshmërisë emocionale i ushqyer nga një ambjent po aq i pandjeshëm për të kuptuar dinamikat e veprimeve të veta shpirtërore apo historike. Por mua personalisht më bëri pershtypje titulli i mediave te cilat nga ana tjetër do të shkruanin për të si qënie e cila dukej sikur jetonte larg ndjeshmërisë mjedisore të atij vendi duke ngritur pyetjen: engjëll apo djall?

Kushdo i cili ka jetuar apo ka dikë që jeton në Greqi e kupton mjaft mirë atë që dua të nënvizoj me këtë perifrazim, femra sot për sot në shtetin fqinj është objekti kryesor “Palenteologjik” i cili ka pushtuar edhe burrërinë më të spikatur moderne. Sot femra andej matanë trashëgon por nuk “trashëgohet” lind por nuk mëmësohet, konsumon ushqim por me asnjë “vlerë ushqimore” nuk miksohet. Ndërsa mashkulli në shoqërinë Greke është si ai kamarieri, lokali i të cilit është mbushur me klientë por me nivelin kritik të një femije të llastuar.
Realisht krime pasioni dhe dhune kemi parë në vazhdimësi ne shtetin fqinj, por asnjëherë skam pare një analizë të thuktë për problematikën reale që është në bazën e këtyre shtrembërimeve emocionale.Por kush është problemi, pse shoqëria greke (moderne) nuk e vendos kurrë gishtin në plagë?
Nga ana tjetër e këtij diskutimi më kujtohet stigma Kacifas. Një stigma* e cila mbante në dorë disa gjëra njëherësh, mitologjinë, “burrërine” helene dhe margjinat e një kulture të shtrembëruar emocionalisht. Kështu mendova pse nga një anë Babisi kryeu krim pasioni në Greqinë moderne ndërsa kacifasi krim pasioni për Greqinë antike?

Po ku ngjasojnë këto situata?

I pari një individ që kreu një krim për “dashurinë” e tjetërsuar që mbarti për një femër dhe i dyti një individ që për pak kreu një masakër (sulmi me armë ndaj forcave të Reneas) për “dashurinë” ekstreme që ushqeu ndaj një legjende!
Dy ishin gjërat qe më bën më përshtypje për profilin psikologjik të Kacifas, e para mohimi i vendlindjes, Bularat Dropull, duke venë në vend të asaj Janinë dhe pastaj historia e ndarjes nga gruaja me të cilën kishte edhe një fëmijë, realisht kjo e fundit nuk është se të bën shumë përshtypje në vendin fqinj pasi kemi parë se divorci dhe rritja e fëmijëve pa baba apo nënë është nga gjërat më të rëndomta në të. Mirëpo duhet theksuar se divorci le shenjë tek mashkulli dhe femra, por mbi të gjitha tek fëmija, e vendi fqinj (me sa jam në djeni) ka numër të lartë ne divorcet per shkak të ndryshimeve emocionale, tjetërsimit kulturor dhe tradhtisë e cila në një vend me tendenca religjoze në kulturën e saj duhet të ishin të minimizuara. E ky ifundit është një element pezhorativ për sa i përket radikalizimit të kacifasit si militant i ekstremit të djathtë Grek.

Giithsesi nota të larta të ekstremizmit (të cilat lidhen qoftë me Greqinë antike apo moderne)janë prezente në thelbin e të dy ngjarjeve. Por problemi i shoqërisë Greke është se duke përdorur individë thjeshtësisht të manipulueshëm si Kacifas rrezikon të prodhojë individë sociopat si Babisi i cili ashtu si Kacifasi tek “tjetri” shihte pronësinë ndërsa tek vetja pafajësinë.
Por duke hulumtuar ne artikujt e Gazetave infot si për Kacifasin dhe Babisin ishin të ngatërruara aq sa nëse Babisi trajtohej diku si burrë posesiv me profil të lëkundur psikologjik dikujt tjetër jepeshin deshmi të grave që ai kishte pasur para Karolinës të cilat dëshmonin për integritetin e tij emocional. Ndaj nisa të pyes veten, Çfarë ndodhi me të, pse u frustrua kaq shumë? Ndërsa shpesh lexuam për Kacifasin si heroin e kauzës së Epirit të vjetër në “mëndësinë moderniste”.
Realisht këtu nuk dëshiroj të rishpik fajtorë por të vendos gishtin mbi fajtorin e vërtetë dhe per aq kohë sa mjedisi luan një rol thelbësor në ndjeshmëritë tona nuk mundet të anashkalojmë mjedisin grek (modern, sekular) si një mjedis që duke dashur ti japi liri femrës i jep po ashtu liri edhe karakterit të brishtë dhe lajkat emocionale në të cilat ajo si krijesë është mbarsur.

Nëse kriminaliteti në përgjithësi është fryt i sëmundjeve dhe çrregullimeve të ndryshme mendore, të personalitetit,në rastin e Kacifasit është fryt i një shteti të ngritur mbi legjenda, tjetërsime kulturore, dhe iluzione prehistorike të cilat medoemos do të kenë ndikimin e tyre në mendësinë moderne të mashkullit dhe femrës së zhvilluar në këto mjedise. Por që të dyja janë krime që mundet të ishin parandaluar,i pari duke i dhënë femrës rolin e saj të vjetër ndërsa i dyti duke e larguar mashkullin e ri nga përfytyrimet e vjetra e kështu riprodhimi i saktë i pozitës kulturore, historike mundet të çojë në pranimin e një kulture të shtrembëruar dhe një mendësie të tjetërsuar, e më pas pranimi ti shpjerë në formësimin e një strategjie e cila e mbron jetën duke mbrojtur nderin dhe e mbron nderin duke formësuar një mendësi korrekte historike dhe një fëmijërie të pa mbarsur me probleme pasioni. Dhe e dyta të qetësojnë mendjen dhe zemrën duke pranuar gabimin historik që kanë bërë ndaj fqinjëve të tyre dhe të ulin armën e armiqësisë ndaj një populli i cili është po aq i vjetër por nuk jeton nëpër legjenda të vjetra të projektuara për një mendësi moderne. Ndaj mos harroni se çrregullimet e këtij “besimi” nuk manifestohen vetëm me krimet ndaj tjetrit të huaj por mbi të gjitha me çfarë po shikojmë edhe me sjelljet asociale me të ngjashmit brenda llojit. E nëse besimi i vjetër shpresohet të ekuilibrojë kjo harta e re në “paleontologjinë” emocionale helene duket sikur po alienizon grekun modern.

*Paleontologjia është studimi i jetës që ka ekzistuar mëparë, nganjëherë duke përfshirë edhe fillimin e Epokës së Holocenit (afërsisht 11,700 vitet mëparë).

*Në sociologji, stigma shihet si sjellje, tipar ose gjendje që posedon një individ dhe gjeneron përfshirjen e tyre në një grup shoqëror anëtarët e të cilit shihen si inferiorë, ose të papranueshëm. Arsyet e përbuzjes ose diskriminimit janë racore, fetare, etnike, ndër të tjera.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re