Ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka folur për vizitën e kryeministres italiane Giorgia Meloni në Lezhë, qytetin ku po ngrihen dy kampe për të pritur emigrantët që kapen në Mesdhe nga Italia.

Zv.Kryetari i Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e “Open” në Neës24, se kryeministri Edi Rama po i bën një shërbim homologes së tij italiane, Giorgia Meloni.

“Meloni erdhi me avion, mori helikopterin shkoi në Lezhë, pra dha një sinjal se vizita e saj nuk është për ti dhënë mbështetje Edi Ramës.

U shkelën protokollet në rastin konkret. Në politikën e brendshme Edi Rama ka dështuar plotësisht, shikohet si problemi i madh i Shqipërisë në të ardhmen. Ndaj bën këto shfaqjet, bën edhe deklarata duke kujtuar marrjen e afganëve, duke folur në italisht, dhe të gjitha i bën si një show”, tha Nesho.

Gjithashtu deklaroi se Rama shpreson se duke pranuar emigrantë, BE do të na bëjë pjesë të saj, por kjo nuk do të ndodhë, përsa kohë nuk plotësohen kriteret.

“Ju mendoni se BE do na pranojë ne se po presim emigrantët nga Italia? Po edhe 20 mijë emigrantë të vijnë, nuk na pranojnë, përsa kohë nuk plotësohen kriteret”, tha ai.

Ndërsa eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, tha se vizita e Giorgia Melonit në Shqipëri është një lëvizje elektorale e Kryeministres italiane në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

“Shqipëria nuk do të fitojë pikë në sytë e BE, sepse erërat që po fryjnë në Europë janë ose të djathta ose të ekstremit të djathtë, që nuk mbështesin shumë këto zgjidhjet që jep Rama apo Meloni për emigracionin. Më duket si një zgjidhje fasadë, pasi edhe pas 2 apo 3 vjetësh nuk do të zgjidhet çështja e emigrantëve”, tha Krisafi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re