Los Angeles FC i Hugo Lloris do të jetë skuadra e fundit që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ish-portieri dhe kapiteni i kombëtares së Francës nuk donte të ndalej shumë në të ardhmen e tij.
“Ku do të jem pas një viti, kur të jetë Kupa e Botës? Të them të vërtetën, nuk e di nëse do të jem ende në fushë apo jo. Nuk kam vendosur ende. Ndoshta do të ketë diskutime me klubin këtë verë, por në fund të fundit nuk e kam ende përgjigjen. Për momentin ndihem mirë, por jam realist: Do të mbush 39 vjeç në dhjetor. Kontrata ime skadon në fund të vitit, por ende ka një mundësi në tavolinë. Duhet të marrësh në konsideratë gjithçka, sepse është edhe një zgjedhje stili jetese. Për momentin po mendoj”, tha ai për L’Equipe.