Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte mbreme në Tropojë duke mbyllur turin e nisur një natë më parë të udhëtimeve në 9 qytete nga jugu në veri të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Basha iu drejtua në shesh të pranishmë “tropojsa dhe tropojse” dhe se i bëri thirrje të votojnë masivisht numrin 9, PD-në, duke hedhur poshtë mundësinë e bashkëqeverisjes me PS-në.

Gjatë fjalës së tij, Basha zbuloi vendimin e parë të tij nëse bëhet kryeministër. “Sot ju them se ndër veprimet e para të qeveris time do të jetë deklarimi nën prefekturë të Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve këtu në Bajram Currë, në Tropojë.

Nuk do të udhëtojnë më me dhjetëra kilometra, orë të tëra, për një dokument. Shërbime për njerëzit, afër njerëzve.”, iu drejtua kryedemokrati.

Per hir te se vertetes qe me vendimin per ngritjen e prefekjturave nen qeverisjen e Fatos Nanos, dhe vijimin e tyre ne qeverisjen e Berishes, ku Basha si minister i Brendshem ishte dhe pergjegjes i tyre por qe s’ka pas lidhje kurre me qeverisjen, dhe tashme nen qeverisjen e PSA çdo rreth ka nenprefektin e vet.

Keshtu dhe Tropoja eshte nenprefekture, ka per nenprefekt Mujo Gosturanin, por Basha dhe njerezit qe e rrethojne jo vetem qe nuk dine “abc”-ne e qeverisjes, por u ehste fshire dhe “hardisku” dhe s’mbajne mend asgje!

Më tej Basha vendosi lule te busti i Azem Hajdarit, liderit të dhjetorit ’90. Azem Hajdari, babai i Rudina Hajdari, e cila në këto zgjedhje nuk kandidon për PD-në, por për nismën Thurje.

Njeheresh ka vlertesuar kontyributin e kreshnikeve te kesaj zone, mes te cilve nuk le pa permendur dhe Sali Berishen!

Basha gjatë fajlimit të tij i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin nëntë, për anëtarësimin në BE, rritjen e punës, rikthimin e të rinjve dhe rivendosjen nënprefekturë të Tropojës, për të cilën, B

asha tha se do të jetë një nga vendimet e para nëse zgjidhet kryeministër pas 25 prillit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re