Fabio Kapelo ka lëshuar akuza kundër Italisë për ndeshjen ndaj Kroacisë, por shumë prej tyre vareshin mbi të gjitha edhe për faktin e zgjedhjeve të bëra nga trajneri Spaleti, i cili habiti të gjithë me formacionin fillestar, ku mungonte një lojtar si Federiko Kieza.

 

Dhe duke dëgjuar ish-trajnerin e famshëm, juventini duhet të jetë absolutisht nga minuta e parë me Zvicrën, pasi sekreti sipas tij në futbollin e sotëm është shpejtësia: “Italia sigurisht që ka shanse të mëdha për të kaluar, por ama duhet të mos heqë kurrsesi dorë kurrsesi nga Federiko Kieza. Kundër Kroacisë vuajtëm deri kur pësuam, sepse Italia nuk kishte shpejtësi, por vetëm pasi zbriti në fushë Kieza, apo edhe Zakanji që shënoi në të 98-ën u pa një ritëm tjetër dhe Italia nisi që të trembë në fazën sulmuese.

Për mendimin tim, Kieza është i vetmi futbollist modern në sulm që kemi, pasi ka shpërthime, di të driblojë, nuk ka frikë të tentojë portën, por di të jetë edhe shumë altruist në zonën rivale. Dhe pikërisht këto janë armët që duhen në kohët e sotme, prandaj kundër Zvicrës Kieza duhet të jetë në fushë nga minuta e para. Mjafton të shohësh Spanjën me Niko Uilliams e Jamal se çfarë në bënë me shpejtësinë e tyre. Sigurisht që Spaleti e di më mirë se unë, por kjo e imja ishte thjesht një këshillë”, tha Kapelo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re