Edhe pse në Shqipëri kurrë nuk kanë votuar 100% të zgjedhësve në lista, opozita vijon t’i bëjë llogaritë me këtë shifër.

Referuar pjesëmarrjes, Lulzim Basha përsëriti se 85% e shqiptarëve duan ndryshimin që krimi të mos diktojë më politikën.

Ai u shpreh se nga dje iu hap rruga kthimit të dinjitetit për qytetarët.

“Marrëzia e 30 Qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm Edi Rama të bëjë për pushtetin e tij. 

Pamjet e të moshuarve apo invalidëve që detyroheshin të votonin janë pasqyra e degradimit total të regjimit” – tha Basha.

Kryedemokrati komentoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR ndërsa tha se opozita u përjashtua padrejtësisht nga zgjedhjet.

Një ditë më parë ish-kryetarja e Kuvendit e sulmoi kreun e PD për dështimin e kauzës së tij.

Ndërsa sot, Rudina Hajdari kërkoi rithemelimin e të djathtës.

Por Lulzim Basha shprehet se është më i fortë se kurrë në pozitat e tij.

“Demokratët dhe shqiptarët e thjeshtë ia dështuan votimet Edi Ramës. 

Farsa dështoi dhe Partia Demokratike doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 Qershori. 

Nga mitingu i 16 shkurtit radhët tona janë shtuar” – deklaroi Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re