Kefiri është një lloj ushqimi i ngjashëm me kosin. I ngjashëm me kosin edhe në thartësi dhe në shije, ai po ashtu përmban edhe bakteret probiotike, që gjenden në kos. Por kefiri është më i shëndetshëm se kosi. Bakteret natyrale dhe majaja në kefir kombinohen për të dhënë përfitime superiore shëndetësore, kur konsumohen rregullisht. Kefiri është plot  me vitamina dhe minerale të vlefshme dhe përmban proteina që treten lehtë dhe plotësisht, shkruan .
Çfarë është kefiri dhe kokrrat e tij?
Kefiri mund të bëhet nga çdo lloj qumështi: lope, dhie ose deleja, qumësht kokosi, orizi apo soje. Kefiri përbëhet nga grimca xhelatinoze të bardha ose të verdha, të quajtura “kokrra”. Kjo e bën kefirin unik, pasi asnjë kulturë tjetër me prejardhje nga qumështi nuk formon kokrra. Ata duken si copa koralesh ose si “kokrrat” e vogla të lulelakrës, në madhësinë e një kokrre gruri apo të një lajthie. Kokrrat e kefirit janë një kombinim i baktereve të acidit laktik dhe atyre të majasë në një matriks proteinash, lipidesh dhe sheqernash dhe kjo matriksë simbiotike formon “kokrrat” që ngjajnë si lulelakër.
Si të përgatisni kefirin tuaj në gjashtë hapa!
Pije me shije të ngjashme me kosin, por me një qëndrueshmëri më të madhe të qumështit, ofron nivele të mëdha të probiotikëve, baktere të shëndetshme që e bëjnë sistemin tonë të tretjes që të veprojë në efikasitet optimal. Kefiri ka përqindje të ulët në laktozë dhe përqindje të lartë në kalcium dhe fosfor. Ja si mund ta përgatisni vetë kefirin në kushtet e shtëpisë…
1. Çfarë nevojitet
Për këtë ju nevojitet qumësht i freskët (ai organik është më i mirë), një kavanoz i madh, i pastër me kapak, një lugë druri, një kullesë (mundësisht najloni), një tas i madh dhe disa kokrra kefiri. Kokrrat e kefirit në disa vende shiten të gatshme ose mund të mblidhen nga qumështi i hollë, duke pasur kujdes mos të marrim ajkën apo qumështin e trashë.
2. Kokrrat e kefirit
Kokrrat e kefirit përmbajnë një përbërës të njohur si kefiran, një polisakarid që shkrihet në ujë, që i jep kefirit ndjesinë e butësisë. Kokrrat variojnë në ngjyrë nga të bardha deri tek të verdha. Kjo e fundit është rezultat i largimit të kokrrave në të njëjtin qumësht gjatë fermentimit për më shumë se periudha optimale 24 orë. Kokrrat mund të rriten në madhësinë e arrave dhe në disa raste edhe më shumë. Përbërja e kefirit në masë të madhe varet nga lloji i qumështit të fermentuar, duke përfshirë përqendrimin e vitaminës B12.
3.Kokrrat 
Së pari, shtojmë kokrrat e kefirit në kavanoz (do të dëshironi rreth 3 lugë për çdo vonë e qumështit), dhe pastaj ngadalë derdh qumështin tuaj mbi kokrra. Butësisht trazojmë përzierjen dhe vendosim kapakun në kavanoz, por duke e lënë atë pak të lirshëm për të lejuar gazin të dalë.
4. Koha
Hapi i dytë është ajo çfarë ndodh me fermentimin. Koha që lini përzierjen e kefirit të fermentojë nga 12 deri në 48 orë,varet nga ju. Nëse e lini më pak, kefiri do të jetë më i hollë, më i ëmbël dhe sa më shumë ta lini të fermentohet, do të bëhet më i trashë dhe më i thartë. Është e rëndësishme që kavanozi të jetë i vendosur diku larg nga rrezet direkte të dritës.  Do të shihni se pak kohë më pas, përzierja do të fillojë të ndahet në dy shtresa, më e trashë sipër dhe më e hollë dhe e verdhë poshtë. Është koha kur qumështi fillon të ndahet në gjizë dhe në hirë.
5. Kullojini
Pasi mendoni se kefiri është gati, trazojeni lehtë përzierjen e fermentuar dhe kullojeni në një tas të madh. Kjo do të nxjerrë jashtë kokrrat e kefirit nga kefiri i lëngshëm. Kokrrat vendosini në kavanoz dhe derdhni kefirin e lëngshën për ta ruajtur. Ju mund ta ruani kefirin në frigorifer për përdorim të përditshëm, ose mund të lini mbi banak edhe për dy ditë të tjera.
6. Ruajtja e kokrrave
Pasi e keni grumbulluar kefirin, do t’i lini kokrrat për të filluar procesin. Por, mos i hidhni tutje kokrrat. Ju mund t’i ripërdorni ato sërish.Mund të derdhni një sasi të vogël të qumështit mbi kokrrat e kefirit dhe ruajini ato në një enë të vogël në frigorifer deri sa të jeni gati për të bërë një tjetër grumbull kokrrash.
7. Jini krijues
Shumë njerëz pyesin nëse mund të bëjnë kefir nga lloje të tjera të qumështit dhe përgjigja është po! Qumështi me yndyrë të plotë (zakonisht 3.25 për qind) gjithmonë do të japë rezultatet më të mira, por në fund të fundit mund të përdorni çdo lloj qumështi,me shumë apo me pak yndyrë. Ju mund të përdorni edhe qumësht kokosi e kështu me rradhë. Apo mund t’i shtoni kefirit frut për ta shijuar. //
The post Kefiri, përfitimet e tij dhe përgaditja! appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re