Kreu i Forumit Rinor të PD-së, njëkohësisht edhe i dërguari politik në disa zona të Tiranës, Belind Këlliçi, ka zhvilluar një takim me të rinj të degës 15.

“Për sa kohë kemi mjaftueshëm të rinj të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre, do të kemi demokraci.

Me të rinjtë e FRPD – Dega 15, do të trokasim derë më derë në Pezë, Ndroq e Vaqarr, për të bërë bashkë të madh e të vogël kundër shpopullimit dhe vjedhjeve shtetërore.

Nuk ka rrugë të mesme. Do të largojmë Ramën për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri!

Detyra e rinisë është të sfidojë korrupsionin dhe padrejtësitë. Demokracia nuk është thjesht e drejta e votës, por e drejta për të jetuar me dinjitet në vendin tënd.

Largimi i të rinjve duhet ndalur më 25 prill! Vetëm duke vepruar, me votë për PD dhe programin e saj, fjalët e sotme do të marrin kuptim.

Më 25 prill fitojnë të rinjtë shqiptarë!”, shkruan Belind Këlliçi në faqen e tij në Facebook.

Për sa kohë kemi mjaftueshëm të rinj të gatshëm të luftojnë për të drejtat e tyre, do të kemi demokraci.

Me të rinjtë…

Posted by Belind Këlliçi on Friday, February 19, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re