Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani është rrëfyer për të dytën herë para togat e zeza të Gjykatës së Posaçme, ku ka dëshmuar për krimet e tij.
Albi Bashaliu
Në vijim të dëshmisë së një jave më parë, Artan Tafani ka treguar për vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në fshatin Gjoçaj të Peqinit, më 27 Dhjetor 2021.
I penduari drejtësisë ka treguar se fillimisht kanë marrë një shumë prej 30 mijë euro për eliminimin e 35-vjeçarit, para të cilat sipas tij, ua ka dhënë babai i Laert Haxhiut.
“Pasi mbaruam punë nuk na ndizej makina. E dogjëm makinën. Te vendi ku kishim lënë makinën tjetër për të ikur. Fshiva timonin që e kisha prekur. U nisa me vrap drejt rrugës kryesore. U nisëm per Tiranë, e lamë Benzin në Astir. Donim të shmangeshim nëpër lagje, ecnim në këmbë. E lamë makinën te rrethrrotullimi i Astirit. Kemi marrë një pjesë të lekëve të vrasjes së Albi Bashaliut fillimisht 30 mijë euro. Mos gaboj, m’i dha lekët babai i Laertit, Qamili.
Unë mora 20 mijë euro. 20 mijë i mori Lulzimi, 10 mijë i mori Laerti. Morëm dy herë nga 10″, tha ai.