Barishtet, perimet dhe frutat e egra duket se janë kthyer në një trend në qytetet urbane të Shqipërisë, por në zonat rurale, kjo traditë ka zanafillën prej qindra vitesh.

Banorët e këtyre zonave kanë zbuluar me kohë çdo gjë të ushqyeshme që ofron natyra bujare e Shqipërisë.

Një nga këto produkte të mrekullueshme që ofron natyra është padyshim mëllaga që rritet në çdo cep të Shqipërisë.

Na duhet të pranojmë që mëllaga nuk është mjaftueshëm e vlerësuar në vendin tonë.

Ajo është pjesë e familjes botanike malvaceae që përfshin edhe bamjen dhe trëndafilin e egër.

Të gjitha këto produkte kanë të njëjtat vlera, duke i dhënë organizmit përfitime të mrekullueshme.

Në vendet perëndimore, mëllaga ka marrë famë falë vlerave medicinale, dhe jo aq për përdorimet në kuzhinë.

E vërteta është që mëllaga është një kurë fantastike për çrregullimet në sistemet respiratore dhe tretëse duke frenuar çdo lloj bllokimi të mundshëm.

Njerëzit që vuajnë nga astma dhe bronkiti mund të përfitojnë nga mëllaga, e cila ka një efekt pastrues për mushkëritë dhe fytin.

Të njëjtën funksion mëllaga luan edhe për zorrët duke shërbyer edhe si laksativ.

Mëllaga është shumë e mirë për të pastruar trupin brenda dhe jashtë.

Mëllaga ka efekte anti-inflamatore, qetësuese, zbutëse, ekspektorante, në sajë të substanca të tjera (galaktozë, kalcium, kalium, vitamina A, B1, C, taninet).

Kjo lule është njohur kryesisht për trajtimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes: kollën, astmën, sekrecionet, skuqjet e bajameve dhe të liron hundët dhe hap bronket.

Në përgjithësi, ajo është e dobishme për të gjitha membranat e mukozës: edhe ato të sistemit të tretjes (gojë, ezofag, stomak, zorrë), përveç fytit dhe zgavrës së gojës.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re