Kina ka rikthyer 40% të fluturimeve të saj. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “Xinhua”, ky vendim u mor në kuadër të lehtësimeve pas “fitores” kundër koronavirusit.

“Xinhua” tha se shumica e fluturimeve janë në zona në veriperëndim dhe jug-perëndim të vendit ku punëtorët migrantë janë më të përqendruar.

Administrata e Aviacionit Civil të Kinës thotë se që nga 1 prilli, u organizuan 970 fluturime për të kthyer më shumë se 59,000 punëtorë në vendet e tyre të punës.

Fluturimet ndërkombëtare mbeten kryesisht në nivele të ulëta, ndërsa vendi vazhdon me kufizime të mëdha për udhëtarët që hyjnë nga jashtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko