Zbardhet dëshmia e dëshmitarit kryesor të ngjarjes së rëndë. Bëhet fjalë për recepsionstin e hotelit. Ai ka shprehur se do të bënte shërbimin ndaj shtetasve rusë dhe në momentin që ka trokitur në derë dhe nuk ka marrë përgjigjie, ka hapur derën dhe ka gjetur trupat e pajetë të 4 turistëve rusë.

Një detaj i ri nga burimet policore lokale, bën me dije se pritet ë ketë të ndaluar sa i përket neglizhencës së treguar ndaj klientëve. Megjithatë mbetet i dyshimtë fakti që viktimat nuk kanë kërkuar ndihmë në momentin që ishin ndjerë keq.

I gjithë restorti monitorohet nga kamerat e sigurisë, por ajo që duhet theksuar është se klientët duhet të ishin të shoqëruar nga një person tjetër gjatë qëndrimit të tyre për t’ju shërbyer në lidhje me çdo gjë që mund t’u nevojitej.

Dëshmia e recepsionistit:

“Kisha për t’u shërbyer frutat dhe pijet. I rashë derës dhe thirra disa herë, pasi nuk u përgjigj njeri, hapa derën dhe gjeta trupat e pajetë.”

Ndërsa bëhet me dije se mund të ketë edhe persona të tjerë të cilët do të ndalohen lidhur me ngjarjen e ndodhur në Qerret të Kavajës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re