Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugiova kishte adhurim pa kushte për Shqipërinë, duke shtuar se “u njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet ashtu edhe krenarinë, ndjeshmërinë e besnikërinë”.

Rama theksoi se “si askush tjetër Rugova kuptonte se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një gjë komplet tjetër”.

Kreu i qeverisë tregoi edhe pishmanin e fundit të ish-presidentit të Kosovës në shtratit e vdekjes, që ishte njohja e plotë si shtet i pavarur.

“Miqtë e tij më kanë thënë se gjatë sëmundjes ai kishte vetëm një pishman përballë vdekjes që i afrohej të cilën nuk e shihte fare si problem në kuptimin se ndjehej një njeri në dispozicion të jetës me humanizmin e tij, por edhe në të njëjtën kohë i penguar se nuk ia qitën pikën jashtë, thoshte për njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Ajo pikë tashmë ka dalë jashtë në mënyrë të pakthyeshme, por sfida ndërtimit të plaqes ssë plotë rugoviane mbetet sfidë e hapur”, tregoi kreu i qeverisë në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”.

Edi Rama: Të gjithë miqtë e afërt të tij të cilët unë kam pasur mundësinë të bisedoj, por edhe nga takimi im me të në shtëpinë e tij, është shumë e qartë që ai kishte adhurim pa kushte për Shqipërinë dhe u njihte mirë shqiptarëve si vuajtjet ashtu edhe krenarinë, si ndjeshmërinë e besnikërinë.

Edhe në momentet e vështira për Kosovën ngulte këmbë që Shqipëria të mbahej parasysh duke kuptuar si askush tjetër se dallimet politike mes dy shteteve janë një gjë dhe fatet e përbashkëta të një kombi janë një gjë komplet tjetër.

Ai ishte i bindur se dialogu ndërkulturor i shërbente themelit të përbashkët të një shoqërie të ngritur jo mbi mëritë e të shkuarës por mbi të ardhmen. Ai thoshte ‘jemi europianë, besojmë në Zot dhe demokracinë perëndimor’, kështu ftonte brezat e rinj të vepronin si qytetarë të ardhshëm të një kontinenti gjithnjë e ë të integruar përmes vlerave të demokracisë dhe jo si pengjet e një mallkimi historik që ripërtërihet duke pirë helmin e ndasive të kaluarës. E dinte se pas gjakhumbjes vjen paqja dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, por madhështia e tij qëndron në faktin se ai paqen e plotë nuk e shihte si poshtërim të të humbërve por si ngadhnim të të porsalindurve.

Miqtë e tij më kanë thënë se gjatë sëmundjes ai kishte vetëm një pishman përballë vdekjes që i afrohej të cilën nuk e shihte fare si problem në kuptimin se ndjehej një njeri në dispozicion të jetës me humanizmin e tij, por edhe në të njëjtën kohë i penguar se nuk ia qitën pikën jashtë, thoshte për njohjen e plotë të Pavarësisë së Kosovës. Ajo pikë tashmë ka dalë jashtë në mënyrë të pakthyeshme, por sfida ndërtimit të plaqes ssë plotë rugoviane mbetet sfidë e hapur.

Sot popujt e Ballkanit kanë një moment shansi historik, në një kontekst rreziku historik. Shansin që të çojnë para një proces dialogu dhe orientimi drejt së ardhmes, secili guri i rëndë në vendin e vet, Kosova është një gur i rëndë në vend të vet që askush nuk mund ta luajë nga vendi.

Por edhe një gur i rëndë që duhet të zërë vend mes gjithë gurëve të bashkësisë ndërkombëtare duke formësuar plotësisht subjektivitetin e vet ndërkombëtar.

Ose pastaj në rrugën që çon mbrapa dhe dihet se çfarë pasojash ka.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re