Policia e Elbasanit pas një hetimi për disa muaj, ka goditur një rast të ushtrimit  të prostitucionit.

Në pranga ka rënë një 36-vjeçare, e cila kishte përshtatur banesën e saj për ushtrimin e prostitucionit dhe për përdorimin e lëndës narkotike kokainë.

Gjatë kontrolleve, “blutë” kanë gjetur dhe sekuestruar një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dh 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan

Finalizohet operacioni policor i koduar “Illegal”, pas një hetimi për disa muaj, me metoda proaktive, për të goditur një rast të ushtrimit të prostitucionit.

Kishte përshtatur banesën e saj, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë, arrestohet 36-vjeçarja.

Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, një sasi kokaine dhe 2 celularë.

Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, për të goditur një rast të veprimtarisë kriminale të ushtrimit të prostitucionit, Komisariati i Policisë Elbasan finalizoi operacionin policor të koduar “Illegal”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasja S. S., 36 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e banesës për përdorim droge”.

Nga hetimet rezultoi se kjo shtetase kishte përshtatur banesën e saj, në lagjen “Beqir Dardha”, për ushtrim të prostitucionit dhe për përdorim të lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re