Pas fitores 3-0 ndaj Fiorentinës, trajneri i Interit Kristian Kivu u shfaq i kënaqur dhe i qetë.

“Kemi treguar durim dhe qartësi. Ishte e rëndësishme të fitonim kundër një skuadre që dinte të mbyllej mirë. Në pjesën e parë patëm vështirësi, por më pas loja jonë u bë më konkrete dhe u shpërblyem.” Kivu vlerësoi Suçiç, autor i një goli spektakolar: “Ka cilësi të mëdha dhe motor të fortë. Sot tregoi gjithë teknikën dhe karakterin e tij.”

Trajneri foli edhe për Bisek: “Për mua është një qendërmbrojtës i vërtetë. Ka guxim dhe di të mbajë linjën lart, por duhet të mësojë kur të rrezikojë.” Në fund, një mesazh për grupin: “Jemi pjesë e një projekti të qartë. Nuk dëgjoj zërat jashtë. Detyra jonë është të punojmë dhe të përmirësohemi çdo ditë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re