Qytetarët e Kamzës, Paskuqanit dhe të zonave të tjera përreth udhëtojnë çdo ditë drejt qendrës së Tiranës për të marrë shërbim shëndetësor. Kjo sepse shumë shërbime mungojnë ose ofrohen të pjesshme. Mjeku okulist italian Luca Frioni, ka zgjedhur pikërisht këtë zonë, Paskuqanin, për të hapur një nga klinikat më moderne të syrit, me aparatura të fjalës së fundit. Pranë Poliklinikës së Specialiteteve numër 4. Klinika Frioni, ofron shërbim për të gjithë qytetarët, e të gjitha moshave. Në një intervistë për shëndeti on line ai tregon rëndësinë e kontrolleve të syrit që në vogëli, rëndësinë e kontrolleve për pacientët kronik, si dhe flet për gjithçka kjo klinikë synon dhe ofron.

Doktor, prej sa kohësh është hapur klinika Frioni?

Kemi më shumë se një javë që kemi hapur klinikën në Paskuqan.

Përse keni zgjedhur Paskuqanin për të hapur klinikën e syrit, kur shumë profesionistë synojnë Tiranën?

Nuk e hapa në qendër të Tiranës sepse nuk ka kuptim.  Për mua ka shumë rëndësi vend-ndodhja. Në Tiranë është e njohur vizita tek një okulist ndërsa këtu “jo shumë e njohur”, mendoj se nuk i japin shumë rëndësi shëndetit të syrit. Kam zgjedhur Paskuqanin që ta bëjmë këtë komunitet ta kuptojë se sa i rëndësishëm është shikimi. Në këtë zonë nuk ka klinika të tjera për sytë.

Do angazhohemi jo vetëm për qytetarët që do të paraqiten për të bërë vizita, por gjithashtu do ti kërkojmë Kryetarit të Bashkisë Kamëz, që të na rekomandojë 20 persona të cilët nuk kanë mundësi ekonomi dhe kanë nevojë të bëjnë një vizitë okulisti, dhe ne do ja afrojmë këtë shërbim FALAS. Këtë do e bëjmë për të sensibilizuar njerëzit për të bërë një kontroll për shikimin.

Çfarë shërbimesh ofroni?

Ne japim maksimunim në vizitën okuliste! Japim shërbimin e duhur dhe çdo gjë që bën të mundur një viztitë për sytë. Bëjmë një vizitë okuliste shumë të detajuar sipas protokolleve italiane, dhe këtë gjë dua ta ofroj edhe këtu.  Paisjet këtu janë të teknologjisë së fundit.

Disa nga shërbimet janë:

  • Matja e shikimit
  • Autofraktometria
  • Autokerometria
  • Presioni i syrit

Këto që përmenda janë vizitat bazike të syrit.

Gjithashtu bëjmë edhe ekzaminime të tjera, si:

  • Vizitë e kompjuterizuar
  • Board test
  • Fondus oculi
  • Matja e presionit të syrit
  • Ekzaminim Katarakti dhe Glaucoma
  • Examinimi i retinës
  • Ekzaminim tërësor i syrit.

Kjo është paketa e plotë që ne ofrojmë për klientët tanë.

Fillimisht ne i bëjmë anamnezën pacientit për të kuptuar nëse ai ka sëmundje të tjera si:  sëmundje kardiake, diabet etj. Për shembull, nëse pacienti vuan nga problemet kardiake duhet të shikojmë se çfarë medikamentesh merr pacienti, sepse ato medikamente mund të ndikojnë edhe në retinën tek sytë. Ky shërbim është për të gjithë pacientët tanë!

Pas ekzaminimeve, nëse vlerësohet se ka nevojë për ndërhyrje, kemi kirurgun tonë italian i cili punon këtu në Tiranë. Ai ka një eksperiencë shumë të mirë në këtë fushë. Në klinikë kemi aparaturat më të fundit, kjo na lehtëson komunikimin me pacientin por edhe me familjarin.

Duket që me këtë investim, po i bëni një “nder” shumë të madh këtij komuniteti… Po eksperienca juaj, sa e gjatë është në këtë fushë? Pra, prej sa vitesh e ofroni këtë profesion?

E ushtroj këtë profesion që prej 29 vitesh. Fillimisht në Itali ku dhe kam mbaruar studimet. Veç studimeve ne Itali kam bërë specilizime për këtë fushë në të gjithë Europën, në USA Neë York, Australi Sydney.

Teknologjia ka evoluar, nëse më përpara të duhej rreth 40 minuta për të parë nëse retina është e dëmtuar, tashmë me teknologjinë që është sot e bën për 5 minuta. Edhe sot e kësaj dite në bëjmë trajnime për medikamentet që ti ofrojmë më të mirën pacientit për shëndetin e syrit.

Sa herë në vit duhet të bëjmë vizitë për sytë?

Vizitat tek okulisti duhen nisur që kur je fëmi. Nga mosha 40 vjeç rekomandohet që vizita të bëhet një herë në vit sepse pas asaj moshe fillojnë problemet e syrit, por nëse është me ndonjë patologji vizita duhet bërë më shpesh kjo në varësi të patologjisë. Pas moshës 75 vjeç rekomandohet që vizita të bëhet çdo 6 muaj. Ndërsa personat të cilët nuk kanë asnjë lloj patologjie, dhimbje, mund ta bëjnë vizitën çdo 2 vite.

Jeta e shëndetshme është edhe një sy i shëndetshëm.

Cilat janë patologjitë më të shpeshta të syrit?

Glaukoma ose siç njihet ndryshe Tensioni i lartë syrit është patologjia më e shpeshtë. Kur e vendosim pacientin tek aparatura shikojmë nëse e ka tension të lartë, të mesëm apo të ulët.

Gjithashtu pas nuk mbetet edhe patologjia e retinës, kjo e shkaktuar nga glicemia ose diabeti. Retina dëmtohet nga diabeti, nëse diabetin e ka të lartë mund të dëmtohet edhe retina.

Kur pacieti vjen tek ne, e pyesim a jeni me diabet ose e keni matur gliceminë, shpesh herë na thonë nuk e di ose e kam bërë. Ne për të qenë të sigurt i bëjmë matjen e diabetit përpara se të fillojmë vizitën.

Këtu ne nuk bëjmë ndëryhrje kirurgjikale, por nëse është vrarë në punë ose ka diçka të vogël tek syri ne mund t’ja heqim.

Si ka ndikuar pandemia, qëndrimi me orë përpara kompjuterit, aparateve celular në shëndetin e syve?

Jo mirë, sepse fëmijët kanë qëndruar me orë përpara ekranit të kompjuterit dhe mund të hasim patologji në të ardhmen. Ndoshta për momentin nuk e ndjejmë por në të ardhen po. Pas 30 vitesh do vuajmë pasojat që po na shkaktohen sot.

Këshilla ime si mjek okulist është që të ushqehemi sa më mirë, të dalim në diell me syze mbrojtëse. Fëmijët të dalin jashtë në hapsirë që të stërvisin syrin. Nëse ushqehesh mirë dhë bën një jetë të shëndetëshem ke edhe sy të shëndetshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re