Mali i Tomorrit do të shfrytëzohet vetëm për qëllime turistike. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, i shoqëruar nga një grup të rinjsh, ka bërë me dije se periudhës së keqpërdorimit barbar të malit i ka ardhur fundi.
 
“Jemi me një grup të rinj nga Qarku i Beratit, për të promovuar Parkun Natyror tē Tomorrit. Jemi në kalanë e Tomorrit,vend që sipas legjendave ështē njē vend i mrekullueshëm, vend që sipas legjendave është një vend magjik. Njē javë mē parë erdhëm dhe dënuam krimin mjedisor që kanë bërë grup  barbarësh, por ne me të rinjtë duam të promovojmë turizmin natyror, bukuritë e natyrës që është mē shumë se kaq një mrekulli botërore. Ftoj të gjithë ata që nuk e kanē  parë, i ftoj të gjithë të vijnë ta vizitojnë sepse tē rinjtë do u bëjnë një guidë të mrekullueshme.”
 
Pas ecjes në shtegun turistik drejt kalasë së Tomorrit, ministri Klosi dhe të rinjtë mbollën rreth 300 pemë, nē shenjë simbolike për rikthimin e Parkut Natyror tē Tomorrit në destinacion turistik dhe historik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re