Tre persona janë vënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht, për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia e Lezhës thotë se janë sekuestruar edhe dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa.

Aksioni i policisë është në kuadër të operacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, ku janë zhvilluar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

“Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrolit në automjetin me të cilin ata lëviznin, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.

Si dhe shtetasi V.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia I gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:

A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;
Ë. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli;
A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa”, thotë policia.

Ndërkohë që megaoperacioni policor “Tempulli 3” vijon, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re