Pas vlerësimit se gjendja e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, filloi heqja e rrethojës së sigurisë rreth ndërtesës së komunës.

Kryetari Erden Atiq ka bërë të ditur se ka filluar heqja e rrethojës rreth objektit të Komunës pas vlerësimit të sigurisë të situatës nga ekspertët, bëhet e ditur në faqen e Facebook të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Atiq u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut, një komunë me shumicë serbe, pasi serbët u tërhoqën nga institucionet e Kosovës në fund të vitit 2022 dhe më pas bojkotuan zgjedhjet e parakohshme lokale vitin e kaluar.

Heqja e gardhit rreth ndërtesës së Komunës, e cila ndodhet në Mëhallën e Boshnjakëve, vjen në kohën kur vendet e Quint-it, BE-së dhe NATO-s kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit për trafik për shkak të pasojave të mundshme të sigurisë për civilët dhe ushtarët e KFOR-it.

Kjo zonë në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve, ka qenë skenë e protestave masive të popullatës lokale në vitet e fundit, përfaqësuesit politikë të së cilës kanë mbajtur lidhje me Beogradin zyrtar që nga pavarësia e Kosovës nga Serbia në vitin 2008, duke refuzuar të bashkëpunojnë me qeverisë në Prishtinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko