Presidenti Bajram Begaj ishte i pranishëm në Konferencën e 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, ku dhe mbajti një fjalim hyrës.

Në konferencën e zhvilluar në Durrës, Begaj tha se ky takim është një instrument i rëndësishëm për të promovuar bashkëpunimin dhe kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Gjithashtu ai theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, trajtimi i sfidave të rekrutimit dhe qëndrimit në Forcat e Armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë”- tha ai.

Duke përgëzuar po ashtu pjesëmarrjen e Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë forum, Presidenti i Republikës theksoi se ky takim do të ishte akoma më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës.

“E kam theksuar dhe do të vijoj ta theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe globale, si Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë”,- ritheksoi Presidenti Begaj.

Njoftim Shtypi

 

Durrës, më 6 qershor 2024

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mbajti një fjalë përshëndetëse sot në Konferencën e 17-të të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të vendeve të Ballkanit, që po mbahet në Durrës, me fokus angazhimin e rinisë në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë.

Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Zoti Begaj, adresoi mesazhet e tij në këtë konferencë që bëri bashkë Shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Forcave të Armatosura të vendeve të Ballkanit dhe përfaqësues të lartë nga NATO dhe BE.

Në fillim të fjalës së tij, Presidenti theksoi se kjo konferencë është një instrument i rëndësishëm për të promovuar bashkëpunimin dhe kontribuuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Presidenti shprehu besimin se angazhimi i të rinjve në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, nxitja e përfshirjes së tyre, nxitja e inovacionit, trajtimi i sfidave të rekrutimit dhe qëndrimit në Forcat e Armatosura janë garanci për një të ardhme të sigurt të rajonit tonë.

Duke përgëzuar pjesëmarrjen e Sllovenisë dhe Kroacisë në këtë forum, Presidenti i Republikës theksoi se ky forum do të ishte akoma më i plotë me pjesëmarrjen e Kosovës.

“Gjej rastin të përshëndes vendimin e Asamblesë së NATO-s për avancimin e statusit të Kosovës si anëtare të asociuar, si një hap drejt një rajoni më të sigurt dhe më evropian”.

“E kam theksuar dhe do të vijoj ta theksoj se anëtarësimi i Kosovës në iniciativa dhe organizata ndërkombëtare politike dhe të sigurisë në rajon, por edhe globale, si Karta e Adriatikut A5, do të jetë vlerë e shtuar dhe kontribut i jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë”,- ritheksoi Presidenti Begaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re