Një tjetër rast me koronavirus është konfirmuar në Fier duke e çuar në 48 numrin e të infektuarve në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rasti i ri është një 28 vjeçar nga Levani i Fierit, i cili nuk dihet se nga e ka marrë infeksionin.

Ditët e fundit në vendin tonë kemi pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me Covid 19, ku deri më tani numri i të infektuarve ka shkuar në 2964, mes të cilëve 79 kanë humbur jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re