Miratohet administrimi i objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.

Përfaqësuesja e ministrisë së financave ka sqaruar se aktualisht në të gjithë vendin janë konfiskuar 25 objekte në të gjithë vendin nga të cilat 13 prej tyre kanë tejkaluar lejen e miratuar.

Megjithatë të gjithë qytetarët që kanë blerë me kontratë të rregullt në këto godina nuk preken. Përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona theksoi se palët e treta mbrohen në këtë situatë.

Nisma ligjore ploteson kuadrin ligjor për mbrojtjen e territorit dhe sipas përfaqësueses së qeverisë nuk ka si qëllim të mbrojë interesa privatë./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re