Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, Silva Caka, përmes një prononcimi për FaxNews, hodhi dritë mbi konfrontimin fizik të ndodhur në KZAZ-në nr.30 në kryeqytet. Si dëshmitare okulare Cakaj, pohoi se ishin vëzhguesit e pautorizuar të Partisë Socialiste ata të cilët qëlluan numëruesin e Partisë Demokratike. Cakaj u shpreh se Policia e Shtetit është indiferente ndaj personave të pautorizuar simpatizantë të Partisë Socialiste, duke i lejuar të hyjnë në qendrën e numërimit në kundërshtimit të ligjit.

“Më bën përshtypje që policët e ndodhur në portën hyrëse në qendrën e numërimit nuk kontrollojnë personat e pautorizuar të cilët hyjnë brenda.

Ne e pezulluam procesin e numërimit për shkak të mbipopollimit të ambienteve me persona të pautorizuar.

Unë isha aty kur ndodhi konflikti. Një vëzhgues i Partisë Socialiste qëlloi një prej numëruesve të Partisë Demokratike i cili po bisedonte me një tjetër vëzhgues të PD-së.

Ajo që ra në sy ishte veprimi inekzisten i Policisë së Shtetit, të cilët fillimisht i nxorën jashtë por më pas i lanë të lirë”, tha Cakaj.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re