Sekretari për mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza ka konfirmuar se ish-lideri i PS, Fatos Nano do të jetë i pranishëm në Kongresin e 23 marsit.

I ftuar në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, Peza tha se Nano e ka pranuar ftesën dhe pritet të jetë një nga të ftuarit e Kongresit të PS, këtë të shtunë.

Po ashtu, Peza tha se kongresi është i parashikuar muaj më parë dhe është një kongres elektoral. “PS vazhdon axhendën politike të vendosur muaj më parë, pa ditur se çdo të ndodhte sot. PS do të shkojë në zgjedhje, me apo pa PD. Axhendën nuk e dikton dot asnjë nga partitë politike, por vullneti i popullit shqiptar. Strukturat e PS do të përfaqësojnë edhe nëse Dako apo Sejdini do të jenë sërish kandidatë për kryetarë bashkie”, tha Peza.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re