Koronavirusi jo vetëm që po merr jetë njerëzish, ndalon jetën normale në shumë vende dhe “godet” ekonominë, por po bëhet edhe shkak për ndotjen e mjedisit.

Maskat e përdorura dhe të hedhura tutje po bëhen pirg në plazhet e Hong Kongut ndërsa grupet e ambientalistëve bëjnë paralajmërojnë se ky nuk është aspak lajm i mirë për gjallesat e detit.

Për javë të tëra, 7.4 milionë banorët e Hong Kongut kanë marrë maska njëpërdorimshme çdo ditë me shpresën se do të shpëtonin nga koronavirusi. Deri më tani, në Hong Kongu rezultojnë 130 raste të konfirmuara ndërsa jetën e kanë humbur tre.

Për fat të keq, maskat e përdorura nuk janë hedhur në vendet ku duhej por kanë përfunduar të hedhura në tokë apo në plazhe, kur gjallesat i ngatërrojnë me ushqim dhe ngrodhin.

Përfaqësuesi i një organizate për klimën është shprehur:

“Ne kemi nisur të përdorim maska në 6-8 javët e fundit, në një sasi të madhe dhe vetëm tani po e shohim efektin që ato kanë në mjedis.”

Popullsia e mbipopulluar e Hong Kongut prej viesh ka pasur probleme me menaxhimin e mbetjeve plastike. Kjo për shkak të kulturës që ata kanë për të ngrënë jashtë, në fastude apo edhe për të porositur ushqim që vjen zakonisht i paketuar me plastikë ose karton. Problemi i  maskave dhe dorezave nuk  duket ta ndihmojë dhe aq shumë situatën. /abcnews.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re