Kosova feston sot 11-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në kuadër të kësaj dite për në shtatë qendra të Kosovës është nisur Deklarata e Pavarësisë.

Një deklaratë e  tillë është vendosur edhe në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Deklarata e Pavarësisë është nisur për në qytetin e Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.

Sheshet janë mbushur përplot flamuj të Kosovës, kombëtarë e të vendeve që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, raporton express.

Qendra e Prishtinës është bërë gati edhe për manifestimin qendror.

Ushtria e Kosovës pritet të parakalojë në sheshe në pra 12:20 minuta, derisa do të ketë edhe mbledhje solemne të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re